Avantazhet
Çfarë përfitoni?
  • Mësimi ofrohet nga profesionistë aktiv në treg, me përvojë të gjatë dhe të dalluar, në fushën e biznesit dhe atë akademike!

    Programet janë të liçensuara dhe përbëjnë njohuri të mjaftueshme aftësuese, teknike dhe teorike për të nisur apo fuqizuar karrierën në çdo fushë të tregut bashkohor.

  • Kurset finalizohen me Çertifikatë profesionale të njohur nga ‘Ministria e Ekonomisë dhe Financave’, ‘Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë’ dhe ‘Shërbimi Kombëtar i Punësimit’.

  • Për kursantët që aplikojnë për punësim, ADAPT mund të lëshojë letër rekomandimi ndaj palëve ku ju mund të aplkoni për intervista pune, në rast kërkese.

  • ADAPT jep rekomandime për punësim ndaj rrjetit të bashkëpunetorëve tanë (*në rast arritjesh të rezultateve të larta).

  • Krijimin e një eksperience të veçantë dhe bashkohore në një kohë të shpejtë dhe plotësimin e nje portofoli me punimet e zhvilluara përgjatë kurseve kreative, i cili mund t’ju shërbejë si material potencial prezantimi apo si pikë e vlefshme për CV-në tuaj.

Avantazhet dalluese të ADAPT ndaj kurseve të ngjashme:
  • Lidhje në ‘kohë reale’ me tregun bashkohor. Mësimi jepet prej profesionistëve aktiv, me disa vite eksperiencë të suksesshme në treg, të përditësuar me trend-et, teknikat dhe konceptet që aktualisht nevojiten për punesim dhe qëndrueshmëri profesionale.

  • Program i përmbledhur dhe intensiv, në shumë pak muaj, i paragonueshëm me disa semestre universitare. Kursim kohor dhe kursim i shpenzimeve të larta.

  • Çmim mjaft konkurues në raport me cilësinë e një programi të kompletuar profesional, të larmishëm dhe me parametra ndërkombëtarë. Kujdesemi që të merren bazat kryesore dhe ‘esenca’ e çdo lënde, duke alternuar teorinë dhe praktikën.

  • Orar i përshtatshëm, pas orëve zyrtare i cili ju lejon që të ndiqni punën ose studimet e tjera paralelisht me kurset.