Misioni Ynë

 Të ofrojmë sa më të thjeshtë njohuritë praktike & të nevojshme për Zhvillimin Personal dhe Profesional.

Të krijojmë forma të reja mësimdhënieje ku talenti, aftësitë, dëshirat dhe qëllimet e gjithësecilit të rriten dhe të shprehen në veprime efikase.

Të ofrojmë një përvojë konkrete si dhe punime bashkëkohore që mund ti shërbejnë individit,  tregut, industrive, bizneseve si dhe mbarë shoqërisë.

Ne besojmë se çdo individ lind me talente të ndryshme dhe potencial krijues.

Stafi Ynë
eno barjami
Eno Barjami
Instruktor për Menaxhimin dhe Zhvillimin Personal & Profesional

Eno numëron 15 vite përvojë profesionale në sektorin e dizajnit, marketingut, menaxhimit dhe mësimdhënies. Trajnues i çertifikuar (coaching manager), nga ‘University of California’ – Davis, ShBA për praktika trajnuese menaxhimi, si dhe diplomuar për menaxhim strategjik pranë ‘International Business Management Institute’ –Berlin, Gjermani. Master profesional në dizajn & reklamim pranë ‘Florence Design Academy’ -Firence, Itali dhe në arte grafike pranë ‘Universiteti i Arteve’ – Tiranë. Aktualisht mban pozicionin Creative Director në ‘Studio Krijuese AKZ’ , gjithashtu trajnues, lektor dhe studiues i pavarur në shkencat e mendimit dhe të sjelljes.

xhesika berisha
Xhesika Berisha
Instruktor për Dizajnin Grafik

Xhesika numëron 8 vite përvojë profesionale në treg si dizajner grafik në nivelin ‘Senior’. Zotëron diplomën bachelor dhe master në dizajn grafik / të aplikuar nga Universiteti Polis – Tiranë, si dhe disa trajnime profesionale të kryera në Gjermani dhe Letoni. Aktualisht, mban pozicionin : Graphic Designer në ‘Studio Krijuese AKZ’ si dhe Brand Director në sipërmarrjen e saj private ‘Richa Shoes’.

eno goxha
Eno Goxha
Instruktor për Video Animacionin

Eno operon në fushën e dizajnit & multimedias prej 16 vitesh. Ka ndjekur kurse profesionale në Politecnico di Milano – Itali dhe është diplomuar për dizajn grafik / të aplikuar nga Universiteti Polis, Tiranë. Njeh angazhime të ndryshme si prorofesionist i lire në fushën e dizajnit grafik, video produksioneve & fotografisë. Aktualisht punon në kompaninë ‘Agna Group’ si specialist në departamentin e Kërkim Zhvillimit, për ndërtimin e prototipeve të produkteve dhe shërbimeve.

sidorela hamzaj
Sidorela Hamzaj
Instruktor për Web Programim

Sidorela është një programuese me mbi 4 vite eksperiencë të fokusuar në ndërtimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit dhe aplikacioneve, me një numër të larmishëm projektesh të realizuara. Zotëron diplomën bachelor dhe master në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (ICT), kryer në Fakultetin e Shkencave Natyrore – Universiteti i Tiranës. Aktualisht mban pozicionin : Web Developer pranë kompanisë ‘Agna Group’, si dhe lektore pranë Universitetit ‘A.Mojsiu’ – Durrës.

orkida muca
Orkida Muça
Instruktor për Bazat Kompjuterike

Orkida është një informaticiene me gati 20 vite përvojë profesionale si mësimdhënëse në sektorin kompjuterik (ICT). Zotëron diplomën bachelor në biologji & kimi nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer trajnime dhe specializime shkencore në teknologji informacioni pranë Boise State University –Idaho, ShBA, si dhe çertifikime të ndryshme kompjuterike në paketat Office, Paskal dhe Financa5 në Tiranë dhe Stamboll – Turqi. Akualisht mban pozicionin e specialistit pranë ‘Qendrës Linkoln’ – Tiranë.